Shikojeni online
image

Shtëpisë mbyllja derën, zemrës hapja!

COVID-19 na privoi të gjithëve nga jeta jonë normale e na detyroi te izolohemi. Ndërkohë që urojmë të jeni mirë brenda mureve të shtëpisë, mendoni pak sa e vështirë është jeta për mijëra familje në të gjithë Shqipërinë që po përballen me mungesa themelore. World Vision Albania ka 20 vite që mbështet familjet dhe fëmijët më në nevojë të vendit. Që prej shpalljes së emergjencës COVID -19, kemi mbështetur mbi 2000 familje dhe vazhdojmë ta bëjmë, por në këtë krizë askush nuk ia del i vetëm.

Ndaj mbyllja derën COVID – 19, por hape zemrën për ata që kanë nevojë!

 Dhuro 5000 LEK
Dhe ne i dorëzojmë një paketë ndihme bazike një familjeje që ka nevojë dhe nuk ka përfituar asnjë ndihmë deri tani.
Ne punojmë në 220 komunitete dhe shpërndajmë duke kordinuar listat me nëjsitë vendore.

 Dhuro 2000 LEK
Për të mbajtur COVID -19 larg derës, familjet kanë nevojë për materiale higjenizuese.

 Dhuro 2500 LEK
Dhe një fëmijë me aftësi të kufizuar larg zonave urbane do të marrë këshillim dhe trajtim.

Dhe nëse nuk mundeni të dhuroni në këto shuma të sugjeruara, dhuroni aq sa mundeni!

Për t’u informuar mbi paketat e dhurimit, kliko këtu!

Për të dhuruar, zgjidhni një nga mënyrat më poshtë:

*Në respekt të politikave të saj, World Vision Albania nuk ruan dhe nuk përdor të dhënat financiare të dhuruesve/përdoruesve.

Ja si po i përgjigjemi krizës së COVID-19:

1. Paketa ushqimore dhe higjenike për familjet më në nevojë

image

Aktualisht, mbi 2000 familje në 11 bashki të vendit, janë mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike nga World Vision Albania. Ndërkohë që çdo ditë vijon puna për të mbështetur familje të tjera në nevojë.

Më shumë >>>

2. Ushtrime online nga specialistët për fëmijët me aftësi të kufizuara

image

Pavarësisht situatës së krijuar nga #Covid19, #fëmijët me aftësi të kufizuara të programit social ‘Tungjatjeta…Jetë’ vijojnë të bëjnë ushtrimet individuale të terapive.Terapistët e ekipeve të specializuara po vijojnë punën, nëpërmjet video-tutorialeve 📲ku ata instruktojnë prindërit 👨👩 e fëmijëve për të realizuar ushtrimet e nevojshme për të vijuar përmirësimet.

Më shumë >>>

3. Këshilla për aspektet e shëndetit mendor për gjithë familjen

"LUMTURIA ËSHTE ZGJEDHJE, PAVARËSISHT RRETHANAVE"
World Vision Albania sjell një cikël inovativ transmetimi 30 ditor podcast-esh 🎧 🗣 ku dy profesionistë në fushën e psikologjisë, Florian Kulla dhe Anila Sulstarova shpjegojnë dhe këshillojnë për aspekte të shëndetit tonë mendor dhe atë të familiarëve 👨‍👩‍👧‍👦 tanë, gjatë situatave të emergjencës.

video
video

Artikuj të tjerë të këshilluar

https://www.worldvision.al/media/shkrime

World Vision Albania është një organizatë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila prej 20 vitesh ka në fokus punën për fuqizimin e familjeve dhe fëmijëve në Shqipëri. Aktualisht punojmë me rreth 18 mijë familje dhe 30 mijë fëmijë në nevojë, në 10 zona të vendit, në rreth 220 komunitete.

image